top of page

Tingulli 3nt:

Grupi Tingulli 3 tani më grup i mirënjohur kosovar është formuar në vitin 1996. Grupin e formoi Getoar Selimi. Getoari lindi me 3 korrik 1982 në Prishtinë dhe si fëmijë në vitin e cekure kishte këngën e parë të cilën e këndoi së bashku me këngëtaren Anita Vukpalaj. Kjo këngë titullohej "Rap adhuroj" po në vitin në fjalë Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin me ç'rast grupi mori emrin e tre tingujve " Tingulli 3 ".Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër,pas dy këngëve të realizuara arrin deri në ndërprerjen e bashkëpunimit.Pas kësaj në grupin "TINGULLI 3" hyri Agon Sylejmani (BIG XIG) i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982 , Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin "Tingulli 3".Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan.Kjo ide edhe u realizua dhe u formua klani i quajtur "Kosova Out Laëz Clan".Me formimin e këtij klani filloi edhe bashkëpunimi me grupet tjera që bënin pjesë në klanin në fjalë.Duhet cekur se pas një kohevetmi anëtart e Tingullit 3 filloi bashkëpunimin me grupin "Hija e Jetës".Pas tri vitesh nga ky bashkëpunim doli kënga e re e Tingullit 3 "G Funk Geloxia" ku duhet cekur se në këtë këngë mori pjesë edhe afrim Muqiqi.Ky ishte një hap i ri për ripërtrimin e Tingulli 3.Më pas pësoi edhe bashkëpunimi me Etno Engjujt,grup i cili ishte pranë Tingulli 3.Në bashkëpunm me Etno Engjujt me anëtarët e së cilit grup ishin edhe shokë të mirë,më vonë doli edhe kënga e parë K.OL.C "Dëshira për jetë".Pas një kohe doli edhe spoti i kësaj kënge.Spoti në fjalë ishte spot i mirë i kohës.Njëherit duke cekur se pas një pune të mundimshme ,të madhe në kuadër të klanit pasuan edhe mosmarrëveshjet e grupeve që përbenin klanin në fjalë. Pas këtyre mosmarrëveshjeve arriti edhe deri te shkapërderdhja e K.OL.C-së me ç'rast secili grup për realizimin e albumeve vazhdoi veprimtarinë e vetnë mënyrë individuale.Pas të gjitha këtyre ngjarjeve Tingulli 3 me një aktivitet të fuqishëm dhe të fortë dhanë maksimumin për të qenë ata që janë sot.Pas punës serioze u realizua edhe albumi i parë i titulluar "Prishtina Fuckin City" ku bënin pjesë këngë të reja por edhe disa të vjetra.Pastaj vazhduan bashkëpunimet në vitet më tej Më pas emri i grupit u ndryshua dhe u bë Tingulli 3nt.Në vitin 2005 u bë edhe bashkëpunim me 2po2 me këngën " Prishtinali ".Pastaj edhe u realizua albumi "I 3NT".I bën disa bashkëpunime me këngëtarët e estradës si:Fatime Kosumi,Elvana Gjata,Genta Ismajlin,Soni Malaj,Skillz,Lyrical Son,KaOS,Don Pizhi,Dj Blunt,Real1,Tunen dhe së fundi me Ermal Fejzullahun.Albumi i fundit dhe më i suksesshmi ishte "Pika për Vesh" që u realizua në vitin 2008. Sot Tingulli 3nT është i përbërë nga: Getoar Selimi (Ghetto Gold) dhe Agon Sylejmani (Big Xig).

Skillz:

Ne shkollen e mesme ku Ledri dhe Visari studionin, organizoheshin koncerte muzikore. Pas njerit prej koncerteve Ledri i kerkon Visarit per qe te krijojne bashke nje grup te ri. Visari pranoi dhe keshtu ata reaLizuan kengen e pare "KREJT I KOM".
Pastaj vazhduan duke bere duete me Baba Rekords dhe DJ Blunt, te cilet kontribuan shume per grupin Skillz.
Tani ata kane dy albume ne treg: njeri i quajtur "Ahh femnat" dhe tjetri "V.I.P".
Pa harruar dhe bashkepunimet si pershembull ne hitin e fundit bashke me TDS te titulluar "SI MANEKENE". Poashtu ata kane marre pjese edhe ne festivale. Ata ne vitin 2008 fituan videofestivalin "Video-fest" ku moren cmimin "BEST ALL" per videon me te mire te titulluar "Ah femrat".Po ne ket vit ata u paraqiten ne festivalin madheshtor "Kenga Magjike" ne nje bashkpunim me STINE ku kenduan kengen e tyre te titulluar "Ndaloje vrapin" ku moren cmimin "Best Hip-Hop" dhe u vleresuan me 269 pike nga vete artistet e ketij festivali. Poashtu nje nga anetaret e grupit skillz pikerisht Visari paraqitet serish ne festivalin "Kenga Magjike" ne vitin 2011 me kengen "neles" ku rrembejne cmimin "Best ft" duke marre keshtu vendin e 10-të me 343 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali. Me vone anetari tjeter i grupit skillz Ledri Vula paraqitet sebashku me Tingullin 3nt edhe Visarin me kengen High ne "Op Labi party 4 2012"ku arrin te jete fituesi i kesaj gare.

Stresi:

Emri i Vertet eshte Arkimed Lushaj dhe eshte anetar i BabaStars,
kundeshtar i forte i Noizyt dhe Dudes. Stresi ka pasur sukses te madh dhe eshte kunder reperit Noizy te cilit i ka dedikuar nje DISS- Bonjour Madame.

Ronela Hajati:

Dalja e e pare e Ronela Hajatit ne televizion shenon ne moshen 4-vjecare ne emisione femijesh.Qe e vogel ka studiuar piano dhe balet,pjesemarrese ne shume festivale femijesh duke permendur cmimin e pare ne Tetove,Maqedoni ne Festivalin e vitit. Me pas ne moshen 12 vjecare ka qene e pranishme ne spektaklin"Kerkohet nje yll",duke vijuar 6 muaj me vone si nje konkurrente e TalentShow-t "Ethet e se premtes mbrema" dhe arriti te kualifikohej deri ne 30 kengetaret me te mire,ndonese ende nje femije.Me pas konkurrente ne "Poleposition", Top Channel duke arritur deri ne finale. Ne moshen 16-vjecare,pjesemarrese ne "Star Academy 1" Tv Klan,vleresohet me cmimin Best Performance pas 6 muajsh sfida te fituara. Viti 2006 do te shenonte kengen e saj te pare ne nje duet me Orgesa Zaimin ne festivalin Kenga Magjike,ku arriten te vleresoheshin me Cmimin"Tendence" me kengen e tyre "Requiem".Ne vitin 2007 realizon kengen e pare solo"Me ty nuk shkoj" me kompozim te Flori Mumajesit. Ne vitin 2009 paraqitet ne Top Fest 6 me kengen"Shume nice" te Stines,duke arritur deri ne finale si dhe me kandidaturen ne Best R'n'B. Po ne tetor te 2009 Ronela paraqitet ne festivalin Kenga Magjike me kengen:"Kam frike te te dua" me text te Big Bastes dhe muzike nga Ervin Gonxhi.Viti 2010 do te shenonte shume shfaqje televizive,emisione,koncerte ne gjithe Shqiperine si dhe daljen e kenges "Harroje" me kompozim te Flori Mumajesit dhe text nga vete Ronela.Kenga shume shpejt u shnderrua ne hit si dhe fitoi cmimin"Televiziv" ne edicionin e 12 te festivalit "Kenga Magjike" si dhe u vleresua me 236 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali duke zënë vëndin e 17-të..Ka punuar si prezantuese e emisionit radiofonik "Helm" ne GM Radio. Ne 2011 Ronela Hajati ka realizuar bashkëpunimin "Nelës" me antarin e Skillz Visar Shala "SKIVI", me 21 Shkurt 2012 Ronela Hajati i bashkohet labelit BabaStars.

NewPorn:


Viagra dhe Singullar krijuan një grup të quajtur New Porn me repin e tyre ndryshe nga të gjithë reperët shqipëtarë, po arritin sukses të lartë në showbizin Kosovar. Bashkpunimet e sukseshme të tyre si p.sh me Rrezarta shkurta-n dhe Lyrical Son bënë që ata të bëjnë famë në Kosovë.

----------------------------------------------------------------------
Menaxheri: Drin Zatriqi

Singer:
Ghetto Geasy (Getoar Selimi)
BigXig (Agon Sulejmani)
Ledrizlla (Ledri Vula)
Skivi (Visar Shala)
Cozman (Ylber)
Stresi (Arkimed Lushaj)
NewPorn (Orik Drancolli)
Nela (Ronela Hajati)

Dj:
Dj Jungle (Asdren Zogaj)
Dj Kont
Dj Dirty (Engjëll Cecelia)
Dj First (Ari Godanci)
Dj Geek (Genc Halimi)

Producents:
Enis Presheva
Zzap & Chriss

 

RRETH BABASTARS

HISTORIA E ANTERVE TE LABELIT BABASTARS

              MIRSEVINI

bottom of page